Sipas shenjave të horoskopit, kush bën puthjen më të mirë në çift - Bota Sot
Sipas shenjave të horoskopit, kush bën puthjen më të mirë në çift

Life style

Sipas shenjave të horoskopit, kush bën puthjen më të mirë në çift

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:38
Ilustrim

Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë. Çdokush e puthjen përjeton në mënyra të ndryshme, le t’i hedhim një sy se si puth secila shenjë e horoskopit.

Dashi: Puthja e Dashit është energjike, e fuqishme dhe mbresëlënëse. Dashi aktit të puthjes i qaset me entuziazëm dhe ai di se si “ta ndezë” partnerin.

Demi: Demi puth ngadalë dhe në mënyrë sensuale. Demat para puthjes dëshirojnë të përkëdhelen apo partnerin ta kapin për dore.

Binjakët: Binjakët kanë natyrë të ndryshueshme, gjë që shprehet edhe në puthjen e tyre. Megjithatë, është e sigurt se nuk do t’ju zhgënjejnë, sepse Binjakët janë të shkathtë në puthje.

Gaforrja: Gaforret dëshirojnë të puthen, ndërkaq shumë shpesh ato janë edhe iniciatore të puthjeve. Do t’ju kënaqin, mirëpo nuk do t’ju ngazëllejnë.

Luani: Kur t’ju puthë Luani, nuk do t’ju dridhen këmbët. Më mirë është që vetëm të relaksoheni dhe t’i dorëzoheni.

Virgjëresha: Mund të thuhet lirisht që puthja e Virgjëreshës është e përsosur, sepse është e ndjeshme dhe e kujdesshme.

Peshorja: Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri. Çdo puthje e Peshores është unike, andaj edhe kënaqësia është e sigurt.

Akrepi: Akrepat janë zjarrtë, që do të thotë se vetvetiu edhe puthjet e tyre janë të tilla.

Shigjetari: Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t’i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë.

Bricjapi: Bricjapët puthin në mënyrë elegante dhe të përsosur. Megjithatë, nëse dëshironi të merrni puthje nga njerëzit e kësaj shenje të horoskopit, do t’ju duhet të keni shumë durim, sepse ata puthjet nuk i japin lehtë.

Ujori: Ujorët i duan puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t’ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t’i “detyroni” t’ju japin puthje.

Peshqit: Peshqit puthin butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t’ua ktheni në po të njëjtën mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...