Pesë gjërat që personat e lumtur i bëjnë para se të flenë

Life style

Pesë gjërat që personat e lumtur i bëjnë para se të flenë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:52
Ilustrim

Ekspertët thonë se të gjithë kemi shprehi të ndryshme – të mira e të këqija – megjithatë, siç duket, personat e lumtur i kanë disa shprehi më të veçanta.

Personat e lumtur i kanë disa shprehi të cilat i praktikojnë para se të flenë dhe duket se kjo kontribuon në lumturinë e tyre.

Shpenzojnë kohë me familjen

Para se të flenë, ata shpenzojnë pak kohë për t’u lidhur më shumë me familjen. Një bisedë e vogël me partneren apo një përrallë për fëmijët janë mënyrë e mahnitshme që një person i lumtur ta përfundojë ditën.

E planifikojnë ditën e nesërme

Të paktën aq mirë sa munden. Ata i bëjnë gati rrobat që do t’i veshin nesër dhe e caktojnë kohën më të përshtatshme për t’u zgjuar nga gjumi.

Shkruajnë

Shpeshherë personat e lumtur vendosin t’i shkruajnë mendimet e tyre para se të flenë. Mendimet që i kemi para gjumit zakonisht janë më të sinqertat dhe këto i harrojmë në mëngjesin e nesërm.

Lexojnë

Studimet shkencore e kanë dëshmuar se leximi para fjetjes sjell përfitime të shumta për shëndetin.

Nuk ka lidhje se çfarë libri zgjedhni të lexoni, e rëndësishme është që ta ketë vëmendjen tuaj të plotë.

Mendojnë gjëra të mira

Personat e lumtur kanë mendime të lumtura para se të flenë.

Ata nuk bien të flenë me mendime negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat