Përse çdo ditë e më shumë po dështojnë lidhjet moderne?

Life style

Përse çdo ditë e më shumë po dështojnë lidhjet moderne?

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Thuajse të gjithë neve na u është thyer zemra të paktën një herë në jetë dhe nuk kemi gjë për të shtuar përveç se ta pranojmë se është një gjë mjaft e vështirë.

Por nuk mund ta mohojmë se mësimi se si t’i ballafaqojmë ndarjet është pjesë normale e jetës.

Pas çdo lidhje të dështuar është një leksion që duhet mësuar.

Dhe, nëse kemi aftësi ta mësojmë atë, ne do të mund të rritemi dhe të piqemi më shumë.

Për momentin, thuajse gjysma e të gjitha martesave përfundojnë me divorc.

Përderisa shumica e ndarjeve ndodhin për shkak të problemeve financiare, dallimeve në personalitet apo thjesht se mërziten, ekspertët thonë se ka disa probleme fundamentale që mund të shkaktojnë vështirësi për çdo lidhje.

Më poshtë i keni tri arsye të cilat, sipas ekspertëve, janë ato që shpijnë drejt ndarjeve dhe pengesave në lidhje.

Mungesa e komunikimit efektiv

Një nga mësimet e para që duhet ta mësojmë është se komunikimi në lidhje është themeli i një lidhje të suksesesh,e

Përse? Sepse është jashtëzakonisht e vështirë t’ia plotësoni nevojat dhe dëshirat partnerit, e gjithashtu ta zgjidhni çfarëdo problemi që e keni ju dy, nëse nuk flisni hapur çfarë keni në mendje.

Është e dëmshme t’i mbani në vete gjërat që partneri i bën e që ju lëndojnë apo zemërojnë.

Mbajtja e emocioneve brenda për një kohë të gjatë ju bën që dikur të “shpërtheni” dhe kjo pastaj shkakton dëme serioze.

Mungesa e dashurisë në lidhje

Shumë njerëz në botë sot frikësohen se do të përfundojnë vetëm, prandaj edhe iu pëlqen ideja e dashurisë.

Shpeshherë njerëzit bien në dashuri me ndjenjën e dashurisë, e jo me personin.

Kjo pastaj ndikon që pas një kohe të përballeni me realitetin dhe ta kuptoni se nuk jeni të dashuruar.

Nuk keni besim

Besimi dhe komunikimi janë themeli i çdo lidhje të lumtur e të shëndetshme.

Në momentin që nuk ka besim në lidhje, ajo lidhje është e dështuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat