Sa gjatë guxoni t’i mbani produktet e bukurisë?

Life style

Sa gjatë guxoni t’i mbani produktet e bukurisë?

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Shumica prej nesh i kemi tualetet e mbushura me shumë produkte të bukurisë.

Duke filluar nga kremat, shamponët, buzëkuqtë, etj.

Disa prej këtyre gjërave i kemi blerë, disa i kemi pranuar si dhurata, e disa tjera janë aq moti saqë kemi harruar se përse i kemi ato.

Sidoqoftë, ne vazhdojmë t’i mbajmë këto produkte dhe i injorojmë afatet e skadimit.

Por, përdorimi i produkteve të bukurisë të cilave u ka skaduar afati mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore.

Prandaj, më poshtë e keni një listë që tregon se sa gjatë guxoni t’i mbani produktet e ndryshme të bukurisë.

Guxoni t’i mbani 2-3 muaj

– Maskarat

– Maskat e fytyrës

Guxoni t’i mbani 6-12 muaj

– Elajnerin e lëngët

– Kremin e syve

– Pastruesin e fytyrës

– Serumin

Guxoni t’i mbani 1 deri në 1 vit e 5 muaj

– Shkëlqyesin e buzëve

– Kremin e fytyrës

– Kremin kundër diellit

– Sapunin

– Xhelin e dushit

– Xhelin e vetullave

Guxoni t’i mbani deri në 2 vjet

– Lapsin e syve dhe të buzëve

– Ngjyrën e thonjve

– Locionin e trupit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat