Dana Glowacka e thyen rekordin botëror të ushtrimit “plank” duke qëndruar mbi 4 orë në atë pozitë

Life style

Dana Glowacka e thyen rekordin botëror të ushtrimit “plank” duke qëndruar mbi 4 orë në atë pozitë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:27
Dana Glowacka

Nëse ndonjëherë e keni performuar ushtrimin plank, me siguri e dini sa i vështirë është.

Ky ushtrim kërkon të shtriheni dhe të qëndroni vetëm me duar dhe me gishta të këmbëve.

Ndonëse shumica e njerëzve lodhen vetëm disa sekonda ose pak minuta pas këtij ushtrimi, kjo nuk vlen për Dana Glowackan.

Dana glowacka është një femër nga Montreali e cila së fundmi e ka thyer rekordin në qëndrimin e pozitës plank duke qëndruar 4 orë e 20 minuta.

Po pra, 4 orë e 20 minuta!

Rekordi i kaluar botëror kishte qenë 3 orë e 30 minuta, që nënkupton se Glowacka e ka thyer rekordin duke qëndruar për thuajse 1 orë më shumë.

Një video e saj tregon se ajo ishte duke u dridhur shumë më pak sesa që do të ishim dridhur ne vetëm pas 30 sekondave në këtë pozitë.

Glowacka është një entuziaste e fitnesit dhe forcën e saj e ka ndërtuar përmes aktiviteteve si joga.

Ajo ka shkruar në Instagram-in e saj se vëllai e ka befasuar me një udhëtim 24-orësh vetëm për ta mbështetur atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat