Nëna meteorologe merr me vete të birin në transmetim, mbulohet me komente pozitive - Bota Sot
Nëna meteorologe merr me vete të birin në transmetim, mbulohet me komente pozitive

Life style

Nëna meteorologe merr me vete të birin në transmetim, mbulohet me komente pozitive

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:24
Foto

Një meteorologjiste nga SHBA-ja ka bërë një veprim të duartrokitur duke e marrë me vete në transmetim të birin njëvjeçar, në përpjekje për të treguar se gratë nuk kanë pse të heqin dorë nga karriera kur të bëhen nëna.

Susie Martin, meteorologjiste e certifikuar nga Instituti Amerikan i Parashikimit të Motit, morri me vete të birin në një mbështjellës special i cili mundëson fëmijës “ngjitjen” për trupit të nënës.

Martin, e cila jep parashikimin e motit për “Good Morning America” thotë se është e rëndësishme të kryesh shumë punë përnjëherë kur je nënë, dhe ta mbash fëmijën afër trupit është po aq e rëndësishme.

Zonja Martin e hodhi parashikimin e motit me të birin edhe në rrjetin social Facebook, ku u mbulua me komente pozitive për mos shkëputjen nga puna dhe amësia në të njëjtën kohë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...