Shkenca thotë se personat zemërmirë janë liderë më të mirë

Life style

Shkenca thotë se personat zemërmirë janë liderë më të mirë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Vazhdimisht jemi të zhytur në informacione serioze dhe shumë studime fokusohen në tema si performanca, angazhimi, rezultatet dhe përkushtimi.

Ne u kushtojmë vëmendje të dhënave të cilat na tregojnë se si mund t’i përmirësojmë aftësitë tona si lider.

Por, ndonjëherë gjëja më e thjeshtë mund ta zbulojë mesazhin aktual.

Në botën e sotme, mirësia është problemi i cili na ndalon të bëhemi lider i mirë.

Zemërgjerësia është një prej karakteristikave më të mira të një liderë të vërtetë.

Hulumtimet kanë treguar se ata të cilët janë zemërgjerë janë më efektiv dhe produktiv sesa liderët e ashpër.

Hulumtimet tregojnë se gëzimi për suksesin e tjerëve në punë nënkupton se brengoseni për ta.

Ky inspirim i bën punëtorët të kërkojnë më shumë arritje, i bën më të lumtur dhe u ndihmon të punojnë më mirë.

Kjo mënyrë e mirësisë i inkurajon të tjerët të punojnë, por edhe krijon ambient të punës që sjell më shumë të arritura.

Gjithashtu, kur jeni të mirë me tjerët, krijimi i lidhjeve bëhet gjë më e lehtë sepse jeni më të sinqertë.

Mirësia është diçka që duhet t’ua mësojmë fëmijëve për ta praktikuar ndaj vetes dhe tjerëve.

Aktet e rëndomta të mirësisë janë të mahnitshme dhe e bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat