Shtëpia “Yin Yang” me kopsht luksoz në kulm

Life style

Shtëpia “Yin Yang” me kopsht luksoz në kulm

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:49
“Yin Yang”

Dizajni i shtëpisë i inspiruar në filozofinë kineze, sipas së cilës forcat e kundërta bashkohen në mënyrë që të krijojnë tërësinë e balancuar dhe të fuqishme

Shtëpia është e ndarë në dy pjesë të cilat lakohen dhe caktojnë jo vetëm dukjen e kulmit, por edhe të lokaleve në shtëpi.

“Yin & Yang”është shpikur në atë mënyrë që të jetë e mjaftueshme dhe të funksionojë “jashtë rrjetit”.Pronarët kanë dëshiruar që pjesën më të madhe të ushqimit ta prodhojnë vetë, në shtëpinë e tyre dhe prandaj janë arkitektët ata të cilët e kanë shndërruar kulmin në strukturë të shkallëzuar me saksi të murosura në të cilat do të kultivohen perime, bimë erëzash dhe pemë.Për dallim nga kulmi tradicional, kopshti i shkallëzuar në shtëpinë “Yin & Yang”lëshohet në drejtim të qendrës, duke rikujtuar luginën e rrethuar me pjerrtësi nga të dyja anët.

Banorët mund t’i qasen kopshtit drejtpërdrejt nga oborri apo nga kati i shtëpisë. Uji i shiut, i cili rrjedh nëpër kopsht, do të mblidhet në rezervuar dhe do të përdoret për ujitje të kopshtit.Ashtu siç do të ndërrohen stinët e vitit po ashtu edhe bimët do të ndryshojnë dhe në atë mënyrë do të ndikojnë në dukjen e tërësishme të shtëpisë.Brendësia e saj prej 75 metra katrorësh është e ndritshme dhe e ajrosur falë dritareve të mëdha nga dyshemeja deri te tavani.

Eksterieri, si dhe pjesa më e madhe e brendshme, janë të mbështjella me panele të drurit në mënyrë që shtëpia sa më shumë të jetë në harmoni me ambientin që e rrethon dhe kopshtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat