Vetëm njerëzit e fortë mendërisht, arrijnë t’i bëjnë këto gjëra…

Life style

Vetëm njerëzit e fortë mendërisht, arrijnë t’i bëjnë këto gjëra…

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:04
Ilustrim

Më poshtë do të mund të lexoni një listë me disa nga gjërat që i bëjnë vetëm njerëzit e fortë mendërisht:

Nuk humbasin kohë duke u ndjerë keq për veten apo zgjedhjet e tyre. Ata e dinë se shumë nga ngjarjet e jetës janë të pashmangshme, ndaj nuk e mundojnë veten duke u ndjerë keq për këtë aspekt.

Nuk ia hedhin të tjerëve përgjegjësitë e tyre. Ata janë persona që i mbajnë përgjegjësitë vetë për gjërat që mendojnë, ndiejnë, thonë apo bëjnë. Vetëm duke marrë përgjegjësitë që të takojnë, do të mund të jesh i një person i fortë mendërisht.

Nuk ia mbathin nga situatat në ndryshim e sipër. Edhe nëse ndryshimet që po ndodhin bien ndesh me interesat e tyre, ata sërish qëndrojnë dhe përpiqen t’i bëjnë gjërat të rrjedhin siç duan ata, gjithmonë pa prekur interesat e të tjerëve.

E përdorin energjinë e tyre për gjërat që mund t’i kontrollojnë. Ata nuk pëlqejnë të kapen pas gjërave që s’i kontrollojnë dot vetë, ndaj përpiqen të japin maksimumin nga vetja për ato që i kanë vetë në dorë.

Nuk përpiqen t’i bien në sy apo të fitojnë pëlqimin e të tjerëve. Shumë njerëz thonë se nuk e vrasin mendjen për opinionet e të tjerëve, por që normalisht e vrasin. Ndërsa personat e fortë mendërisht i dinë mirë vlerat e tyre dhe nuk përpiqen t’i bien në sy të tjerëve dhe as të mërziten për opinionet e tyre.

Ndërmarrin risqe. Janë persona që nuk i tremben gjërave të reja dhe të paprovuara më parë. Përkundrazi, ata ndërmarrin risqe për të arritur gjithë gjërat që dëshirojnë të kenë.

Nuk i përsërisin gabimet e tyre. Prej çdo gabimi ata nxjerrin nga një mësim dhe në çdo moment qëndrojnë të vëmendshëm për të mos bërë sërish të njëjtat gabime. Madje, ata ia dalin mjaft mirë në këtë aspekt.

Lumturohen dhe i vlerësojnë të tjerët për sukseset e tyre. Nuk janë persona ziliqarë për suksesin dhe lumturinë e të tjerëve, përkundrazi. Nëse dikush që duan është duke korrur sukses në karrierën e tij, e vlerësojnë atë dhe e nxisin të arrijë gjëra edhe më të mëdha.

Përpiqen edhe pasi kanë dështuar. Ata nuk janë persona që heqin dorë që me dështimin e parë. Mund të dështojnë madje disa herë dhe nëse e duan vërtet diçka, sërish do të përpiqen për ta arritur atë.

E përballojnë edhe të vetëm jetesën, madje u duket sikur njerëzit lidhen apo martohen për të plotësuar vetminë që ndiejnë. Madje, njerëzve të fortë u pëlqen vetmia dhe forcohen akoma më tepër në vetmi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat