Nisma në Nju Jork/ Boks në rrugë për të hequr stresin - Bota Sot
Nisma në Nju Jork/ Boks në rrugë për të hequr stresin

Life style

Nisma në Nju Jork/ Boks në rrugë për të hequr stresin

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:25
Quhen Punching Bag, ose thasë boksi publikë

Në New York ekziston një mënyrë e re për të shkarkuar stresin. Quhen Punching Bag, ose thasë boksi publikë, që i kanë pozicionuar në shtyllat e dritave apo semaforëve. Ideja e një studioje design në metropolin amerikan po korr sukses të jashtëzakonshëm dhe duket se do të shtrihet si nismë edhe në qytetet e tjera amerikane.

Janë shumë të dallueshme në rrugët e qytetit, me ngjyrë të verdhë dhe përcjellin e mesazhe të ndryshme si “një vend i shëndetshëm për çlirimin nga frustrimet” etj. Ideatorët e projektit shprehen se këta thasë janë një mjet i shëndetshëm për të shkarkuar stresin e problemet personale apo kolektive në një kontekst publik.

Tashmë shpesh vërehen edhe radhë qytetarësh pranë semaforëve, të cilët çlirohen nga zemërimet e ditës duke goditur fort Punching Bag, për të vijuar më tej pjesën tjetër të mbetur me më pak stres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...