Mënyra më e thjeshtë e freskimit të banesës pa përdorim të aparateve klimatike

Life style

Mënyra më e thjeshtë e freskimit të banesës pa përdorim të aparateve klimatike

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:58
ilustrim

Vera tashmë është në vlugun e madh, ndërsa temperaturat mbi 30 gradë Celsius na kanë befasuar shumë shpejt

Nëse nuk posedoni aparat për rregullimin e klimës, me ndihmën e trukut të thjeshtë mund të mbani temperaturë të këndshme në banesë, ndërsa ato që ju nevojiten janë ventilatori, uji dhe kripa.

Mbushni gjashtë shishe të vogla me ujë dhe në secilën qitni nga dy deri tri lugë të vogla kripë, pastaj futni në frigorifer me ngrirje të thellë.

Kripa do të ulë nivelin e temperaturës në të cilën uji ngrihet, andaj do të keni shishe me akull.

Në mëngjes nxirrni shishet nga frigoriferi dhe vendosni në një tabaka në të cilin mund të kullohen, mu para ventilatorit.

Rrymimi i ajrit mbi sipërfaqe të akullta krijon efektin e aparatit të klimës dhe freskon në mënyrë të shkëlqyeshme banesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat