Si t’i pastroni mobilet e drurit?

Life style

Si t’i pastroni mobilet e drurit?

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 23:35
ilustrim

Pastrimi i shtëpisë ngjallë shumë vështirësi tek njerëzit.

Kjo pasi nuk është e lehtë të pastrohen njollat e caktuara e sidomos kur krijohen mbi sipërfaqet e drurit.

Tavolina e ngrënies, dollapi, bufeja, gjithmonë do të ketë një njollë që do ju bëjnë nervozë.

Kështu për të mos prit efektin e detergjenteve ju mundeni shumë lehtë dhe shpejtë të pastroni drurin.

Në një enë duhet të  shtoni uthull vere dhe vaj ulliri, të dy lëngjet duhet të kenë masë të barabartë dhe përziejini me një lugë druri.

Më pas merrni një peshqir pambuku dhe fërkoni sipërfaqen e drunjtë dhe lëreni të pushojë për një orë. Kaloni sërish një leckë të thatë. Rezultati do të duket menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat