Rrezituni në mënyrë natyrale, pa përdorur kremra

Life style

Rrezituni në mënyrë natyrale, pa përdorur kremra

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 06:49
Ilustrim

Në vijim ua paraqesim produktet ushqimore të cilat janë të dobishme për tu mbrojtur nga i nxehti, por edhe për të pasur një bukuri të admirueshme, aq sa cilësohen si produkte që ndikojnë për një nxirje natyrale nën diell gjatë verës.

Frutat dhe perimet janë miqtë kryesorë të kësaj stine jo vetëm në ushqime por edhe në kujdesin e lëkurës në plazh përballë rrezeve të dëmshme të diellit.

Karota, sallata, çikorja, pjepri, domatja dhe luleshtrydhja mbajnë në vetvete shumë vitamina dhe ujë, duke ndihmuar në përballimin e të nxehtit, por edhe në lehtësinë e marrjes së ngjyrës.

Në vendin e parë sa i përket një studimi për mbrojtjen e konsumatorit thuhet se karota mban 1 200 mg vitaminë A në çdo 100 gramë të saj.

Në këtë studim theksohet gjithashtu se konsumimi i tyre në mënyrë të vazhdueshme gjatë stinës së nxehtë garanton një ngjyrë perfekte në trup pa dëmtuar lëkurën.

Veçohet fakti se nëse doni të mbroheni në mënyrë natyrale nga rrezet e diellit në plazh dhe të merrni ngjyrë pa përdorur krem farmacie, atëherë grini imët karotën, shtrydhni lëngun e saj dhe e përzieni me vaj ulliri, ndërsa në fund lyeni trupin, kurse rezultati është i garantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat