Maska e duhur për flokë të fortë dhe të shëndetshëm - Bota Sot
Maska e duhur për flokë të fortë dhe të shëndetshëm

Life style

Maska e duhur për flokë të fortë dhe të shëndetshëm

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:22
Ilustrim

Padyshim se flokët kanë një rol të rëndësishëm në bukurinë e femrave, ndaj edhe kërkojnë kujdesin e duhur.

Mirëpo për të pasur flokë të fortë dhe të shëndetshme kushton mirëmbajta e tyre, e për këtë ne ju sjellim disa maska që mund t’i përgatisni në shtëpi.

Ndoshta nuk do ju duhet ta prekni fare kuletën tuaj sepse shumicën e këtyre produkteve i keni në shtëpi.

Aplikoni maskën e flokëve, kaloni pak kohë në vaskë dhe relaksohuni teksa flokët ushqehen gjtihashtu. Pas një dite të lodhshme, e meritoni!

Maska me avokado

Avokado nuk është i mirë vetëm për recetat e ushqimit meksikan, por gjithashtu ka efekte pozitive edhe në flokë dhe lëkurë. Gjithçka që ju duhet: – një avokado e qëruar – një lugë vaj ulliri – një lugë mjalt – një vezë. Bashkojini të gjithë ingredientët në një masë homogjene dhe aplikojeni duke filluar nga rrënjët e deri tek flokët. Pas 20 minutash, lajini me ujë të ngrohtë dhe rezultati do të jetë i dukshëm që herën e parë.

Maska me banane për largimin e zbokthit

Banania është një nga frutat më ushqyes dhe mund t’ju ndihmojë në problemin që mund të keni me zbokthin. Do ju duhen këta përbërës: – një banane e fresët – një lugë mjalt. Miksoni përbërësit derisa të realizoni konsistencën si ajo e një pjate pure me patate, aplikojeni në flokë për 20 minuta.

Maska me aspirinë për forcimin e flokut

Mund të tingëllojë çuditshëm por aspirina ka edhe veti të tjera, përveç atij kryesorit që dimë të gjithë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit salicilik i cili ushqen flokun dhe i shkëlqen ata. Duhet të tregoni kujdes gjithashtu pasi aspirina hyn në familjen e drogërave e mund të shkaktojë ndonjë dëm të padëshirueshëm.

Për përgatitjen: – 3-4 aspirina – shampo. Është shumë e thjeshtë. Shtypini aspirinat derisa të bëhen pluhur dhe miksojini me shampon. Fërkoni skalpin siç bëni zakonisht dhe lëreni ashtu për pak minuta. Shpëlajeni dhe vendosni më pas zbutësin. Për rezultate të dukshme rekomandohet të aplikohet një herë në javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...