Kjo është mosha në të cilën ndodhin ngjarjet më të rëndësishme në jetë

Life style

Kjo është mosha në të cilën ndodhin ngjarjet më të rëndësishme në jetë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Sipas një studimi të bërë në Britaninë e Madhe, njerëzit janë zakonisht të moshës 26- vjeçare kur martohen dhe blejnë shtëpinë e tyre rreth moshës 27 vjeçare, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Një studim i detajuar i bërë në 2.000 të rritur ka gjetur se mosha, në të cilën ndodhin disa nga gjërat më të rëndësishme në jetë janë duke filluar nga mosha 15 vjeçare kur japin puthjen e parë, apo 17- vjeçare kur bëjnë të dashur të vërtetë. Kjo përcillet me thyerje të zemrës zakonisht gjatë moshës 18- vjeçare.

“Shumica prej nesh ende i kujtojnë ngjarjet e mëdha në jetë, edhe pse ato kanë ndodhur dekada më parë”, tha Melissa Bentley, menaxhere e marketingut dhe  një ndër pjesëmarrëset e studimit. “Puna jonë e parë, dashuria e parë dhe birra e parë, mbesin në mendjen tonë gati gjatë gjithë jetës, edhe pse ne nganjëherë, nuk mund të kujtojmë as ku i kemi lënë syzet sot”.

Sipas këtij hulumtimi të bërë, moshat në të cilat ndodhin eventet më të rëndësishme në jetë përafërsisht janë këto:

Shoku i parë- 5 vjeç

Mësojnë të ngasin biçikletën- 7

Mësojnë të notojnë- 8

Hipin në aeroplan- 14

Puthja e parë- 15

Koncerti i parë- 16

Dashuria e parë- 18

Puna e parë- 19

Ndahen nga prindërit- 21

Mësojnë të gatuajnë- 23

Pushohen nga puna- 24

Fejohen- 25

Martohen- 26

Marrin ndonjë kafshë shtëpiake- 26

Blejnë shtëpinë e parë- 27

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat