Çiftet po vendosin kufjet ‘AirPod’ përgjatë seksit, kjo është arsyeja

Life style

Çiftet po vendosin kufjet ‘AirPod’ përgjatë seksit, kjo është arsyeja

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 06:55
Ilustrim

Përveç se në palestër, kufjet ‘AirPod’ po vendosen edhe përgjatë aktit seksual.

Sipas një studimi të kryer nga ‘TickPick’, një uebfaqe tregtie, një nga pesë përdorues të ‘AirPod’ kanë pohuar se kishin vendosur kufjet pa tela përgjatë marrëdhënieve seksuale.

Të paktën 20 për qind e të anketuarve pretendonin se “shpërthenin” në melodi gjatë aktit.

Sipas studimit, 57% e njerëzve ishin të kënaqur me jetën e tyre seksuale, por gjasat e kënaqësisë seksuale ndryshonin në varësi të zhanrit të preferuar të muzikës.

Në krye të listës qëndronin tifozët e muzikës “country”, me një 66.3 për qindësh të cilët raportuan të jenë të kënaqur me jetën seksuale.

Ata që pëlqenin zhanrin ‘blue’ gjendeshin poshtë zhanreve të mësipërme me 64.3%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat