Ja çfarë duhet të keni parasysh për një nxirje perfekte këtë verë - Bota Sot
Ja çfarë duhet të keni parasysh për një nxirje perfekte këtë verë

Life style

Ja çfarë duhet të keni parasysh për një nxirje perfekte këtë verë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Të gjithë duam që të kemi nxirjen perfekte dhe të kemi ngjyrën çokollatë për t’u dukur sa më bukur në bregdet ose pishina. Ja disa këshilla për një nxirje të përsosur:

Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës.

‘Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00-16:00.

Ndryshoni vazhdimisht pozicion

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.

Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi.

Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm

Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitamina E, C dhe A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...