Shkencëtarët shpjegojnë tërheqjen momentale ndaj një personi

Life style

Shkencëtarët shpjegojnë tërheqjen momentale ndaj një personi

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:44
Ilustrim

Nëse jeni pyetur ndonjëherë pse ju pëlqen ndonjë fytyrë e re, më në fund shkenca mundet të ofrojë përgjigje.

Në fakt, vendimi rreth asaj se a është tërheqëse një fytyrë e re apo jo, ky vendim merret në korteksin e mesëm të trurit, që gjendet pranë ballit. Pjesë të ndryshme të kësaj pjese të trurit marrin vendim nëse një person i caktuar është i duhuri për ju.

Në bazë të rezultateve të kryera në Irlandë,vendimi merret për sa hap e mbyll sytë, pasi ta keni vërejtur fytyrën e re. Për ta kryer hulumtimin, shkencëtarët kishin sjellë 78 femra dhe 73 meshkuj. Që të gjithë ishin heteroseksualë dhe të vetmuar.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kishin krijuar çifte, të cilat ishin ulur dhe kishin biseduar për pesë minuta. Më pas çiftet ishin ndërruar, pjesëmarrësit kishin plotësuar anketën rreth asaj se kë do të dëshironin, ta shihnin,

Mirëpo, para fillimit, shkencëtarët kishin skanuar trurin e 39 pjesëmarrësve. Aktiviteti i tyre i trurit ishte incizuar derisa ata vështronin fotografitë e personin që së shpejti do ta takonin.

Atyre u ishte dashur të vlerësojnë se me cilin prej tyre, një nga katër, për pak sekonda, të vendosnin se duan të jenë.

Gjatë ditëve në vazhdim ata ishin takuar disa herë me personat nga fotografia. 63% e tyre ka treguar interesimin e njëjtë për personin të cilin e kishin vlerësuar me notën më të lartë me rastin e vështrimit të fotografive, ndërsa që rreth 20% e tyre edhe më tutje kishin vazhduar të takohen pas përfundimit të hulumtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat