Misteri i vetëbesimit, si të fitoni vetëbesimin në më pak se 3 minuta në ditë

Life style

Misteri i vetëbesimit, si të fitoni vetëbesimin në më pak se 3 minuta në ditë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:48
Vetëbesim

Nëse vuani nga mungesa e vetëbesimit, atëherë me siguri e dini se sa vuajtje e madhe është. Mund të ndiheni “më pak” se të tjerët, të pasigurt në atë çka mendoni apo besoni, dhe të pavetëdijshëm për anët tuaja të forta. Këto ndjenja mund t’ju bëjnë t’i qaseni jetës me drojë, vetë-mbrojtje, apo me një nevojë tëtepërt për të kënaqur tëtjerët.

Jo i gjithë vetëbesimi është nën kontrollin tuaj. Në fakt, sipas disa vlerësimeve, rreth 50% e vetëbesimit është gjenetik. Për fat të mirë, 50% tjetër keni mundësi ta ushtroni vetë!

Metoda e përshkruar më poshtë, do t’ju rrisë dalëngadalëvetëbesimin e brendshëm si edhe aftësinë për të ndërmarrë veprime të cilat do t’ju përmirësojnë jetën.

Procesi:

Procesi është i drejtpërdrejtë: Shpenzoni tri minuta, ose më pak, për të bërë një shënim mendor (ose shkruajeni në letër) të një deri në tre suksese të ditës suaj.

Me “suksese” nuk nënkuptojnëdomosdoshmërish arritje të mëdha, edhe pse nëse i keni kapur, duhet të mendoni patjetër për to dhe fitoren e tyre. Por ama mos e anashkaloni fuqinë e “fitoreve të vogla” të përditshme. Duke u përqendruar tek fitoret e përditshme, ju përforconi veprimet dhe mendimet tuaja konstruktive, duke bërë që të rrokni akoma më shumë “fitore të vogla” gjatë ditëve të vijim.

Disa prej jush mund të mendojnë: “Sukses?!? Unë nuk kam arritur asnjë sukses. Jeta ime është lëmsh.” Shumë njerëz nuk mund t’i kuptojnë të gjitha mundësitë për t’u ndjerë mirë për veten gjatë një dite, prandaj, për t’ju dhënë disa ide, më poshtë kemi 25 fitore të vogla të mundshme që mund të rrokni gjatë ditës:

Keni marrë një vendim të mirë

I keni kushtuar kohë ushtrimeve fizike

Keni ndjerë keqardhje për veten kur keni bërë një gabim në vend që ta qortoni veten

Keni reaguar më mirë ndaj një situate sesa në një situatë normale

Keni pushuar kur jeni ndjerë të lodhur në vend që të jeni stërmunduar në një mënyrë të pashëndetshme

Nuk e keni bërë një situatë akoma më keq

Keni ndihmuar dikë

Nuk e keni ndihmuar dikë sepse duhet tëpërqendroheshit tek projektet tuaja

Keni përfunduar ose keni ecur mirë në një projekt

Keni vendosur që diçka nuk ia vlen dhe keni hequr dorë prej saj

Keni këmbëngulur mbi një punë edhe pse ka qenë e pakënaqshme

Keni bërë diçka të shëndetshme për mendjen tuaj, si për shembull meditimi

Keni gjetur fjalët e duhura për t’ia thënë një pjesëtari të familjes, miku, ose kolegu

Keni bërë një gabim dhe keni mësuar prej tij

Keni bërë një gabim dhe nuk e keni lënë t’ju shkatërrojë ditën

Keni marrëiniciativën për të organizuar njëevent social për tëpërforcuar miqësinë

U keni thënë JO kërkesave të paarsyeshme ose keni vendosur kufij që duhen vendosur

Keni kërkuar ndjeëse kur keni bërë diçka të gabuar ose nuk keni kërkuar ndjesë kur nuk keni bërë diçka të gabuar

Keni lartësuar vlerat tuaja edhe pse ka qenë e vështirë

Keni vendosur qëllime gjatë ditës dhe i keni ndryshuar kur ka qenë e nevojshme

Keni krijuar një farë ideje se si të ecni para

Keni një ide të re për projektin tuaj të radhës

Jeni përgatitur për njëevent kohë më parë në mënyrë që të mos nguteni ditën e fundit

E keni pranuar se realiteti është diçka që nuk mund të ndryshohet, e kështu po ruani energjitë tuaja

Keni ndalur e keni reflektuar mbi diçka përpara se të veproni, në vend që të reagoni impulsivisht

Sigurisht, lista është e panumërt mbi gjërat për të cilat ju mund të ndiheni mirë gjatë një ditë.

Nëse nuk gjeni dot suksese në ditën tuaj, atëherë mund të jeni duke kërkuar fort për arritje të jashtëzakonshme dhe dramatike. Mos harroni fitoret e vogla!

Duke qenë se truri ynë mban anën negative, mund ta gjeni veten duke u përqendruar më shumë tek dështimet. Sigurisht, mund të mësoni nga dështimet, dhe ngjarjet negative po aq sa nga suksesi. Nëse e gjithë dita ka qenë një lëmsh i tërë, thjesht faleni veten dhe ecni përpara.

Ndërtimi i vetëbesimit është një proces, nuk është një ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat