Adoleshentja që peshon mbi 100 kg: Mami është faji yt që jam mbipeshë

Life style

Adoleshentja që peshon mbi 100 kg: Mami është faji yt që jam mbipeshë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:05
Foto

Një adoleshente obeze fajëson nënën e saj për peshën që ka sot. 18-vjeçarja rrëfeu se ka konsideruar vetëvrasjen pasi e urren pamjen që ka.

Studentja Ellie është nga South Yorkshire dhe peshon 111 kg. Sipas saj, faji është i gjithi i nënës Paula, e cila i blinte gjithë kohës ushqime të thata.

Të dyja u bënë pjesë e shfaqjes “It’s Your Fault I’m Fat”, ku Ellie doli e para dhe foli për mbipeshën.

“Mami, është faji yt që jam mbipeshë. Unë mendoj se gjatë viteve, ti nuk ke qenë aq e rreptë sa duhej me mua dhe duhet të më thoje “jo” e të mos më jepje para për të blerë ushqime të thata.

Unë dua të humb peshë dhe pa ndihmën tënde nuk mund ta bëj. Të lutem, të lutem më ndihmo. Nuk jam e lumtur me mënyrën si dukem. Nuk kam vetëbesim tek vetja. Kur shihem në pasqyrë, vë re një vajzë të madhe”, tha Ellie.

Pasi shpërtheu në lot, nëna Paula sqaroi se ka pesë punë dhe e ka të vështirë të kujdeset për fëmijët prandaj i jep para.

“Jam e shokuar. Po, e pranoj përgjegjësinë. Duhet të isha kujdesur që të haje ushqime të shëndetshme. Kam qenë e butë me ty, por të premtoj që prej tani nuk do të jem më”, tha Paula.

Prindërit e Ellie u ndanë kur ishte vetëm 12-vjeçe dhe divorci ka ndikuar në jetën e saj duke i shkaktuar mbipeshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat