Këto truke të thjeshta do ju bëjnë të keni një nxirje të përsosur - Bota Sot
Këto truke të thjeshta do ju bëjnë të keni një nxirje të përsosur

Life style

Këto truke të thjeshta do ju bëjnë të keni një nxirje të përsosur

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:55
Nxirje

Të gjithë duam që të kemi nxirjen perfekte dhe të kemi ngjyrën çokollate për tu dukur sa më bukur në det ose pishina.

Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës

‘Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.

Ndryshoni vazhdimisht pozicion

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.

Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, fërkoni për disa minuta trupin me këtë përzierje dhe lani trupin me ujë të ftohtë.

Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm

Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.

Nëse keni ndërmend të depiloheni dhe më pas të shkoni në plazh, dijeni që po bëni një gabim shumë të madh i cili mund të shkaktojë infeksion të lëkurës dhe kruajtje . Duhet që lëkura e depiluar të pushojë për 24 orë dhe më pas të merrni rreze dielli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...