Ka një sekret lumturie edhe në shtëpi, mjafton të mos e bëni më

Life style

Ka një sekret lumturie edhe në shtëpi, mjafton të mos e bëni më

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:55
Ilustrim

Skenë: Dikush ju jep 50 euro dhe ju kërkon që të blini diçka që ju lumturon.

Shumica besojmë se do të blinin rroba të reja ose të shkonin në SPA për t’u relaksuar. Me siguri askush nuk ka menduar që me paratë e dhuruara, të paguajë një person për të pastruar shtëpinë. Mirëpo, shkencëtarët thonë se ky është një investim mjaft premtues, që ju bën të lumtur. Pse? Lexoni më poshtë:

Të gjithë e kanë atë ndjesinë se nuk kanë orë mjaftueshëm gjatë ditës, për çështje nga më të ndryshmet. Shumë njerëz jetojnë nën presionin e kohës gjë që ul ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre dhe kontribuon në ankth, zakone jo të shëndetshme dhe probleme me pagjumësinë.

Shkencëtarët pohojnë se shpenzimi i parave për gjërat që janë në gjendje t’ju japin kohë shtesë mund të përmirësojë kënaqësinë tuaj të jetës dhe lumturinë e përgjithshme. Nëse nuk e dini ende se cila zgjidhje është më e mirë ne jua tregojmë. Me siguri ju keni dilemën:

“Të shpenzoni kohë për të kursyer para, apo të shpenzoni para për të kursyer kohë?”. Ky studim, do t’ju ndihmojë të hapni portofolin për hir të lumturisë suaj:

Për të nisur studimin e tyre, shkencëtarët kërkuan të dinin sa herë pjesëmarrësit paguanin të tjerët për shërbimet e tyre në shtëpi: Në gatim ose pastrim. Më pas, këto përgjigje u krahasuan me lumturinë e tyre të përgjithshme dhe ndjenjat e stresit. Në të gjitha anketat, njerëzit, ishin më të kënaqur me jetën e tyre, kur ata shpenzonin rregullisht para për të shmangur detyrat e pakëndshme dhe e kalonin kohën e tyre të lirë në aktivitete të tjera. Këto rezultate nuk varen nga statusi civil, numëri i fëmijëve, të ardhurat ose orari i punës.

Pra, nëse dëshironi të ndjeni pakëz lumturi, punësoni dikë për të bërë punët e shtëpisë suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat