Joga praktika më e mirë për gratë shtatzëna, ja arsyeja pse

Life style

Joga praktika më e mirë për gratë shtatzëna, ja arsyeja pse

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 06:27
Ilustrim

Shtatzënia është një nga fazat më të bukura dhe delikate për gruan, e veçanërisht për fëmijën që pritet të vijë në jetë.

Shkolla të ndryshme joge në botë, i japin shumë rëndësi kësaj periudhe të jetës, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën që ajo rrit brenda vetes.

Tashmë dihet që ndikimi i jogës është shumë i mirë për trupin dhe mendjen. Një sërë studimesh e sugjerojnë jogën në shtatzëni, sepse në këtë fazë, ajo e lehtëson gruan nga simptomat e zakonshme të kësaj periudhe.

– Përmirëson cilësinë e gjumit

– Redukton stresin dhe ankthin

– Nënat lidhen më shumë me bebet

– Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të mesit

– Ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes

– E përgatit gruan fizikisht për procesin e lindjes, pasi ndihmon në elasticitetin e muskujve

– Ndihmon në rikuperimin e formës fizike pas lindjes

– Minimizon mundësitë për depresion pas lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat