Ankth për çdo femër: Si të pengoni infeksionet kërpudhore në pishina!

Life style

Ankth për çdo femër: Si të pengoni infeksionet kërpudhore në pishina!

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:05
Ilustrim

Inflamacioni kërpudhor është një ndër problemet më të shpeshta gjinekologjike te femrat, posaçërisht në kohën e sezonit të larjes në pishina

Pishinat, për shkak të tollovisë së madhe, bartin rrezikun nga infeksionet e pakëndshme kërpudhore me të cilat femrat shpesh heqin të zitë e ullirit.

Infeksionet kërpudhore në lëkurë dhe shputa e atletit rrezikojnë në pishina, në dushe publike, sauna apo në palestra.

Mund t’i përfshijë shuplakat, shputat, madje edhe thonjtë, gilcat dhe kyçet, por mund të shoqërohen edhe me skuqje dhe kruarje.

Simptomat shoqëruese janë urinimi i shpeshtë, djegie dhe dhembje në stomak dhe shpinë, mirëpo edhe inflamacione dhe kruajtje në zonat intime…

Pos infeksioneve të jashtme, mund të shfaqen edhe infeksione të brendshme.

Si të pengohen kërpudhat?

⦁ Patjetër bëni dush para se të hyni dhe të dilni nga pishina.
⦁ Mbathni mokasine në dushe publike.
⦁ Mbani në mend njëherë e përgjithmonë që uji i pishinave nuk është i pijshëm.
⦁ Mbuloni me peshqir karrigen e rrezitjes.
⦁ mos u shtrini në peshqir të njomur dhe mos qëndroni gjatë në rroba banje të njomura.

Si të shërohen?

Mund t’i mposhtni me kremin kundër kërpudhave apo me vaginaleta. Në atë mënyrë përsëri do të jeni të gatshme për t’u kredhur në pishinë pa kurrfarë frike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat