I thjesht, por edhe i vështirë: Ky është treningu më i mirë për gjoksin!

Life style

I thjesht, por edhe i vështirë: Ky është treningu më i mirë për gjoksin!

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:30
Ilustrim

BJ Gaddour këtë herë ka një trening të ri për ju, i cili do të ndërtojë muskujt e gjoksit tuaj

Programi i treningut është shumë i thjeshtë: bëni pompa sado që të mundeni duke mbajtur pesha në duar, pastaj rrotullohuni, shtrihuni në shpinë dhe bëni një forcë ngritëse nga gjoksi me kapje të ngushtë të peshave të dorës prej 6 deri në 10 kilogramë po ashtu sa do që të mundeni.

Ky trening nuk do të zgjasë shumë – nga 60 deri në 90 sekonda është kohë optimale e shumicës së njerëzve, ndërsa rezultati do të jetë muskuj të skalitur.

Nëse treningu juaj zgjat edhe më shumë, jepni vetes një sfidë dhe merrni pesha më të rënda.

Në këtë mënyrë do të angazhoni edhe më shumë muskujt e gjoksit dhe duarve dhe do t’i vendosni nën tension të madh dhe do të ushtroni qëndrueshmërinë.

Këtë trening mund ta fusni në rutinën standarde të treningut dhe ta llogarisni, për shembull, si një ndër ushtrimet tuaja, apo që ky trening të jetë finalja e treningut të parashikuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat