Gruaja që do vetminë nuk është e çuditshme, por e lirë dhe e qetë

Life style

Gruaja që do vetminë nuk është e çuditshme, por e lirë dhe e qetë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Vetmia është parë gjithmonë me sy kritik, por nuk është aspak një gjendje negative. Zgjedhja për të kaluar kohë vetëm nuk do të thotë të jesh i vetmuar, krejt e kundërta. Kush prej nesh nuk ka dashur kurrë një moment paqeje dhe qetësie për vete? Të gjithë kanë nevojë për këtë, por pothuajse gjithmonë ndodh për të “shëruar” një lloj situate. Kur jemi vetëm ne mendojmë, reflektojmë, zemërohemi më pak, nuk lejojmë të tjerët të na shohin duke qarë. Shkurtimisht, sot, nëse vendos të jesh vetëm, nuk është kurrë për shkak të gëzimit të shoqërisë së vetes.

Një grua që zgjedh të hajë vetëm në restorant, të shikojë një film vetëm në kinema ose, thjesht, të ecë pa një person krah saj, menjëherë etiketohet si e çuditshme. Pse është e çuditshme nëse duam të kalojmë pak kohë me vetveten? Pse shihet si tabu kur është një qëndrim i shëndetshëm dhe i dobishëm për mirëqenien tonë psikofizike?

Është Universiteti i Dublinit ai që e konfirmon këtë: një studim ka treguar se njerëzit që rregullisht duan të kalojnë kohë vetëm janë ata që kanë vetëbesim më të madh, të cilët zhvillojnë kreativitetin dhe janë më empatik dhe të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve.

Të qenit i vetmuar, në fakt, reflekton mbi personin dhe vepron në mënyrë të pandërgjegjshme në formimin e karakterit tonë dhe në sjelljen që zgjedhim të kemi me të tjerët. Ju bëheni më të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve, sepse ju jeni mësuar të kujdeseni për veten dhe ta doni veten.

E vërteta është se njerëzit e çuditshëm nuk janë ata që kanë nevojë të qëndrojnë në vetmi, por përkundrazi ata që nuk janë në gjendje të qëndrojnë vetëm. Ne nuk duhet ta konsiderojmë vetminë si një sëmundje dhe nuk duhet ta shohim me frikë.

Askush nuk do t’ju gjykojë nëse një mbrëmje ju nuk doni të dilni për të qëndruar në shtëpi vetëm, “pushimi” juaj nga marrëdhëniet shoqërore do t’ju bëjë edhe më të shoqërueshëm dhe empatik herën tjetër. Mos u ndjeni fajtorë nëse doni të kaloni kohë vetëm: mbani mend se jeni i vetmi person me të cilin do kaloni gjithë jetën tuaj. Shkoni jashtë, shijoni një shëtitje në natyrë, shikoni një film të mirë në kinema me kokoshka me madhësi të madhe dhe shkoni në shtrat të lumtur që keni pasur një takim me veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat