Arsyet pse jeni një magnet për mushkonjat dhe si t’i largoni ato…

Life style

Arsyet pse jeni një magnet për mushkonjat dhe si t’i largoni ato…

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Të themi të vërtetën, darkat në verandë, lundrimet në agim dhe zhytjet herët në mëngjes në pishinë shoqërohen me një të paftuar të përhershme: mushkonjën. Edhe pse dihet që mushkonjat janë më hiperaktive gjatë agimit dhe në muzg, ekspertët thonë se personat që rrinë jashtë janë më tërheqës për mushkonjat dhe ky pohim mbështetet në shkencë.

Sipas një studimi botuar nga London School of Hygiene and Tropical Medicine, sa herë të pickojnë mushkonjat varet tërësisht nga gjenet tuaja. Së fundi është zbuluar se njerëzit e trashëgojnë këtë gjen.

Studiuesit kanë nisur një studim tre vjeçar me binjakë identikë për të izoluar gjenin fajtor që i tërheq këto insekte me shpresën që në të ardhmen njerëzit do të mund të pinë një pilulë dhe t’i thonë mushkonjave ‘mirupafshim’. Tani për tani, dihet se zakonet tuaja, ushqimi që ha dhe parfumi që vë nuk luajnë asnjë rol në tërheqjen e mushkonjave ndaj jush. Në fakt, mushkonjat femra, të cilat pickojnë, tërhiqen nga aroma e dioksidit të karbonit, të cilin e emiton çdo trup njerëzor përmes poreve.

Një tjetër faktor tërheqës është acidi laktik, i cili është nënprodukt i ushtrimit të muskujve. Njerëzit që ushtrohen rregullisht, emitojnë më shumë acid laktik, po ashtu edhe njerëzit me ritëm metabolik të lartë. Si dhe, njerëzit me rrahje zemre natyrshëm të shpejta prodhojnë më shumë dioksid karboni dhe më shumë acid laktik.

Rrobat e lehta (si në fabrikim ashtu edhe në ngjyra), ju ndihmojnë të mbani larg mushkonjat. Sprajet natyralë për insektet, si ata që përmbajnë limon dhe citronela (një vaj aromatik natyral i përdorur kundër insekteve dhe në parfum apo prodhimin e sapunit) thuhet gjithashtu se janë të mirë.

Gjithsesi, deri në momentin që të shpiket realisht një ilaç që mban larg mushkonjat: Shijojeni verën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat