Shqiptarët po martohen më të rinj, sociologët: Por nuk po bëjnë shume fëmijë

Life style

Shqiptarët po martohen më të rinj, sociologët: Por nuk po bëjnë shume fëmijë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Shqiptarët po martohen më të rinj. Sipas të dhënave publikuar nga INSTAT për vitin 2018 ka një tendencë të uljes së moshës së personave që vendosin të thonë “po” në altar.

Konkretisht mosha mesatare e vajzave që vene unazë është 24, dhe 26 për meshkujt. Krahasuar me një vit më parë kjo moshë ishte më e lartë.

Ndonëse ky fenomen tregon rritje të mirëqenies, për sociologët ka edhe arsye të tjera që sjellin martesat në moshë të re.

Për shkak të këtij vendimi nga të rinjtë, shoqëria po përballet me disa pasoja.

Për vitin 2018 janë regjistruar 23 mijë çifte të reja, një rritje me 2%. Edhe pse kemi më shumë martesa nuk kemi të njëjtin proporcion me lindshmërinë.

Të rinjtë sot po ndjekin gjithnjë e më shumë mënyrat e planifikimit familjar. Kështu, familja tradicionale ku numri i lartë i fëmijëve ishte prioritet, është venitur në synimet e çifteve të reja, duke e çuar në një të vetëm numrin e pasardhësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat