Këto janë printet që do shihni më shpesh këtë verë

Life style

Këto janë printet që do shihni më shpesh këtë verë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:01
ilustrim

Edhe nëse jeni një person që pëlqeni më shumë veshjet e thjeshta, ato në një ngjyrë dhe pa shumë aksesorë ekstra, kjo verë ju çon në një tjetër drejtim, në një tendencë që nuk mund ta anashkaloni lehtë e s’mund t’i thoni kurrsesi “jo”

Kjo verë është e printeve, e miksimit të ngjyrave, vijave, luleve e objekteve dhe më poshtë kemi sjellë top-printet që do të shihni më shumë këtë verë, në rrugë dhe në Instagram…

Fruta dhe perime

Limonët, domatet dhe avokadot, oh! Printet e frymëzuara nga fermat e frutave dhe kopshtet ,po i shohim kudo këtë sezon dhe duket sikur pa kuptuar po kthehen në trend.

Si ta kombinoni këtë print? Provoni ta kombinoni me aksesorë lëkure dhe sandale pa takë!

Printet tropikale

Sigurisht që nuk mund të shkojmë në Hawaii sa herë që na shkon mendja, por kjo s’do të thotë se s’mund të vishemi sikur jemi të vendosur me pushime aty!

Vishni një këmishë apo fustan në stilin tropikal dhe shkoni “me pushime”, një pina colada është shumë “in” në verë!

Të gjitha printet e kafshëve

Ndërkohë që leopardi nuk del kurrë nga moda, prezantohuni dhe me “shokët” e tij, zebrën, tigrin dhe gjarprin dhe përshtateni lëkurën e tyre në veshjet tuaja, pa pasur frikën e ekzagjerimit.

Provoni të kombinoni dy printe, atë të leopardit me atë të zebrës, do të dukeni shumë me stil…

Printet florale

Printet me lule të mëdha e të vogla, në ngjyra të ndezura e në ngjyra pastel, me gjethe apo pa to, në të gjitha rastet do të dukeni super “in”, sepse lulet janë gjithmonë në modë…

Printet e krijuara me teknikën e shkrirjes së fgjyrave

Qëndroni me gjërat e thjeshta dhe përqafoni ngjyrat e forta dhe energjike…

Bluzat e krijuara me këtë teknikë dhe të kombinuara me xhinse, janë më në modë se kurrë dhe ju ndihmojnë të keni një stil rinor dhe të pagabueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat