Disa kuriozitete të veçanta rreth unazës së fejesës - Bota Sot
Disa kuriozitete të veçanta rreth unazës së fejesës

Life style

Disa kuriozitete të veçanta rreth unazës së fejesës

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:47
Unaza

-Unazat prej argjendi apo ari, u deklaruan si unazë fejese nga venecianët e pasur në fund të shekullit të XIV-të.

-Në gjuhën simbolike të bizhuterive, një safir (i kaltër) nënkupton një martesë të lumtur.

-Unazat e fejesës dhe martesës, vendosen në gishtin e katërt të dorës së majtë, pasi vena e gjakut që kalon në këtë gisht shkon drejt e në zemër.

-Unaza e fejesës me perlë thuhet se sjell fat të keq, pasi forma e perlës përkon me atë të lotëve.

-Një ndër unazat e para të fejesës në histori, është ajo e princeshës Mari, e bija e Henrit të VIII-të.

-Llogariten rreth shtatëmbëdhjetë tonë ar çdo vit, me të cilin realizohen unazat e martesës në SHBA.

-Unazat me gjarpër dhe sy rubini (të kuqe të thellë), u bënë popullore si dhuratë martese në Anglinë viktoriane. Spiralja e gjarprit, simbolizonte përjetësinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...