Si të mbrohemi nga temperaturat e larta?

Life style

Si të mbrohemi nga temperaturat e larta?

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet.

Në rast temperaturash të larta këshillohet të shmangen aktivitetet e lodhshme. Kopshtaria apo aktivitetet sportive duhet të planifikohen për në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

E rëndësishme është të pihen sa më shumë lëngje.

Veçanërisht për të moshuarit vlen: pini edhe atëherë kur nuk ndjeni etje.

Këshillohet gjithashtu, një ushqim që tretet lehtë dhe me përmbajtje uji si: fruta dhe perime të freskëta. Një veshje e lirshme dhe një kapele e lehtë që lejon ajrosjen pengojnë bllokimin e nxehtësisë.

Në rastin e një goditje nga nxehtësia llogaritet çdo minutë: është i nevojshëm një freskim urgjent. I prekuri duhet sjellë menjëherë në hije, apo në një dhomë të freskët, rrobat duhen hapur dhe duhen vënë kompresa të ftohta dhe të njoma mbi kokë.

Njoftoni mjekun apo urgjencën në çdo rast, pasi pacienti duhet shtruar sa më shpejt në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat