Dhuratat në vendin e punës

Life style

Dhuratat në vendin e punës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:46
Ilustrim

Te ne, në botën zyrtare, ende nuk është ndërtuar tradita e dhurimit. Atëherë, në çfarë rastesh mund të jepet dhurata “zyrtare”?

Dhurimi dedikuar të punësuarve, qoftë për mirëseardhje, qoftë për ndarje të ndonjë çmimi, kurorëzimi ose lindjes së fëmijës, ende nuk është bërë gjë e zakonshme.

Mirëpo, dhurimi në disa situata mund të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve afariste. Këtu hyjnë dhuratat dedikuar partnerëve afaristë, kur dëshironi të uron i ndonjë jubile ose t’i falënderoheni për përfundim të suksesshëm të punës së përbashkët.

Po kështu, gjest i mirë është nëse dikujt me anë të dhuratës t’i uroni shërim të shpejtë. Për këtë mund të shërbejë diçka fare e thjeshtë, sepse te dhurata më e rëndësishmja është kujdesi.

Me anë të dhurimit mund të uroni fillimin e ri të një pune, mund të përtëritni miqësitë e vjetra, të hapni “dyert e mbyllura”…

Çfarë nuk duhet dhuruar?

Dhuratat tepër personale, parfumet dhe kozmetika duhet lënë për persona të dashur, jashtë botës zyrtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat