Zbuloni 5 arsyet pse ju pickojnë mushkonjat

Life style

Zbuloni 5 arsyet pse ju pickojnë mushkonjat

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:48
Mickoja

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse mushkonjat duket sikur e kanë vetëm me ju dhe nuk pickojnë njerëzit që gjenden rreth e rrotull? Sipas ekspertëve të shëndetit publik, 1 në 5 persona tërheq më shumë mushkonjat sesa të tjerët, ndaj dhe pickohen më shpesh prej tyre. Më poshtë do të njiheni me disa faktorë që mund të bëjë që ju “të preferuarit” e mushkonjave.

Grupi i gjakut
Për arsye gjenetike, lëkura e gati 85% të popullsisë prodhon një lloj sinjali kimik që tregon grupin e gjakut dhe mushkonjat kanë më shumë tërheqje për këtë pjesë të njerëzve, në raport me 15 % që nuk e lëshojnë këtë sinjal nëpërmjet lëkurës. Nëse grupi juaj i gjakut është 0, situata paraqitet edhe më e rëndë pasi rezulton se mushkonjat tërhiqen dyfish më shumë nga ky grup gjaku.

Mbipesha
Një ndër faktorët që i tërheq më shumë mushkonjat është dioksiodi i karbonit që prodhon organizmi i njeriut, me anë të frymëmarrjes dhe djersës. Për pasojë, kush prodhon më shumë, siç janë personat mbipeshë, ka tendencën të tërheqë më lehtësisht mushkonjat.

Shtatzënia
Një grua shtatzënë prodhon në fakt 21 % më shumë dioksid karboni në raport me femrat jo shtatzëna dhe ka një temperaturë trupore më të lartë, një tjetër faktor që tërheq këto insekte të bezdisshme.

Birra
Një aleat i madh i mushkonjave është birra. Nëse keni pirë qoftë një kanaçe të vogël me birrë, keni më shumë shanse që të pickoheni prej tyre. Ende nuk dihet se cila është arsyeja megjithatë është një fakt.

Ngjyra e veshjes
Mushkonjat e identifikojnë prenë e tyre nëpërmjet ngjyrave. Ngjyrat që dallojnë më kollaj, e për pasojë i tërheqin më shumë, janë e kuqja dhe e zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat