Publikon fotomontazh me vajzën e vdekur, më pas bëhet zbulimi shokues nga policia

Life style

Publikon fotomontazh me vajzën e vdekur, më pas bëhet zbulimi shokues nga policia

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:56
Foto

Realizoi një album fotografik me imazhet e vajzës së vdekur.

Në të vërtetë, Jeanie Ditty, një nënë 23-vjeçare nga Pennsylvania, SHBA, e cila kishte sjellë në jetë vogëlushen Macy Grace, fshihte një sekret të tmerrshëm.

Sipas Huffington Post Canada, gruaja u deklarua fajtore për vdekjen e vajzës së saj dyvjeçare.

Fillimisht gruaja kishte thënë se vajza kishte vdekur pasi ishte mbytur me një copë banane.

Në muajin dhjetor ajo i dha lamtumirën e fundit të bijës, duke u shprehur e hidhëruar ashtu si çdo nënë në një moment të tillë.

Pas një sërë fotografish të përpunuara ku shihej me vajzën e vdekur, hetuesit zbuluan se ajo dhe partneri i saj Zachary Keefer, 32 vjeç, ishin përgjegjës për vdekjen e vogëlushes.

Fajësia e tyre u provua nga analizat në trupin e Macy, ku kishte shenja dëmtimesh. Jeanie përmes publikimit të fotografive të montuara, synonte të fshihte vrasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat