E doni akoma ish-in tuaj, mësoni si ta bëni sërish për vete

Life style

E doni akoma ish-in tuaj, mësoni si ta bëni sërish për vete

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Të ka marrë malli për ishin. Je lënduar. E ndjen veten vetëm. Ke provuar dhe ke dështuar por nuk mund të injorosh ndjenjat. Ti do parnerin tënd mbrapsht.

Ti dhe partneri yt jeni ndarë dhe lidhur, disa herë, ndër vite. Ke tentuar disa herë të kthehesh me të, por, sa herë e bën, çdo gjë kthehet në dramë. Ke provuar të dalësh më të tjerë, por nuk pëlqen askënd aq shumë sa ishi yt.

Ti do ishin tënd përsëri. Të kthehesh përsëri me ishin tënd nuk është vetëm çështje apo një tentativë kontakti: “ Çkemi mirë? Unë ende të dua, e provojmë dhe njëherë”. Kjo mund të funksionojë nëse jeni tipa që falni lehtësisht, ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve janë skeptik për rikthimin në hapat e mëparshëm.

E doni akoma ish-in tuaj? Ja si të arrini ta bëni për vete …
Në fakt proçesi i rikthimit në hapat e tua mund të jetë sfidues, në dimensione që nuk ke menduar më parë. Je i/e gatshme të dëgjosh për historitë që ishi juaj ka patur gjatë ndarjes?

Me siguri do duket si tradheti, ndonëse teknikisht nuk është, sepse nuk ishit bashkë. Po sikur të ketë dalë më dikë që ju njihni, ose me një të njohur të rrethit tuaj?

Jeni gati ta kapërceni këtë gjë? Ka disa pyetje që duhet t’i bëni vetes nëse doni një rikthim më ishin tuaj. Je i/e sigurt ? Je 100% i/e sigurt që do ta provosh këtë ? Nëseke ndonjë dyshim mos e bëj.

Proçesi i ripajtimit do dedikim dhe durim shumë të madh. Mos mendo që meqë më përpara funksiononte, do të funksionojë dhe tani. Vetem sepse shpreson shumë.

Do të ketë shumë vështirësi. Ishi yt di saktë se si të të provokojë, nervozojë apo shkundur. Ka shumë inat të mbartur gjatë ndarjeve kështu që, duhen nerva çeliku për të duruar këtë tension.

Ja del dot? Ke pritur mjaftueshëm? Je munduar të njihesh me dikë tjetër gjatë ndarjes?

E doni akoma ish-in tuaj? Ja si të arrini ta bëni për vete …
E doni akoma ish-in tuaj? Ja si të arrini ta bëni për vete …
Kjo është shumë e rëndësishme. Nëse nuk ke tentuar mjaftueshëm të njihesh me dikë tjetër, do të thotë që po ngatarron ndoshta të qenurit vetëm me mungesën ndaj partnerit.

Nëse ke dalë dhe je munduar të njihesh me njerëz të rinj, por mëndja qëndron të ishi, atëherë dhe kjo është një shenjë ndaj të cilës duhet të kemi kujdes. Nëse nuk ke dalë më asnjë që nga ndarja, ki parasysh që të qenurit vetëm nuk është një arsye e mjaftueshme për një rikthim te ishi.

Koha që kaloni të ndarë mund të jetë shumë e dobishmë për të kuptuar arsyet dhe fajtorët e ndarjes, nëse ka.

E doni akoma ish-in tuaj? Ja si të arrini ta bëni për vete …
Ka ndonjë ndryshim? Çfarë solli ndarjen? Ekziston akoma? Ishte për arsye madhore? Ekziston akoma ky problem? Keni për t’i ofruar njeri-tjetrit diçka që nuk kishit më parë? Nëse nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm dhe serioz, atëherë gjasat që ju të ndaheni përsëri, janë të mëdha.

Që të kemi përsëri një marrëdhënie normale me ishin tonë, duhet patjetër të ketë patur ndryshime në sjellje apo prioritete apo korrigjime në sjellje.

Nëse je përgjigjur me po, të gjitha këtyre konstatimeve, atëherë ndoshta ka shpresë ose je gati për proçesin e rikthimit. Do të duhet ama të kesh iniciativë dhe të bësh lëvizjen e parë.

Nuk mund të presësh që ishi të të marrë në telefon. Mund mos të të marrë kurrë. Nëse do diçka duhet patjetër të kuptosh që duhet të ndërrmarësh një aksion. Duhet patjetër të marrëdh përsipër rrezikun e refuzimit.

PO, refuzimit. Nëse ti je gati për t’u kthyer me ishin, nuk do të thotë që ishi është gati. Duhet të përgatitesh që mund të humbasësh çdo gjë, ndoshta dhe një miqësi nëse je mik me të. Nëse ju përgjigje më “Jo” pyetjeve të mësipërme, atëherë nuk je gati që të kthehesh me ishin.

Duhet të punosh me veten dhe me situatën për t’u bërë ai njeri që ishi kërkon.

Mos prit që një ishi të ndryshojë për ty. Mos manipulo ishin tënd në mënyrë që të ndryshojë. Njeriu i vetëm mbi të cilin ke pushtet është vetëvetja, ndrysho atë.

Nëse një pjesë e planit tënd parashikon ndryshime në vlera, kufij, kërkesa apo sjellje, atëherë është më mirë të pajtohesh me faktin që ishi nuk është personi i duhur pë ty.

Harxho energjinë duke gjetur dikë tjetër më të përshtatshëm. Nuk ka garanci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat