Prindërit nuk marrin gjumë të mjaftueshëm 6 vite pasi që lindin fëmijët

Life style

Prindërit nuk marrin gjumë të mjaftueshëm 6 vite pasi që lindin fëmijët

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Sipas fondacionit nacional të gjumit, të rritur kanë nevojë për gjumë jo më pak se 7 deri 9 orë gjatë natës.

Por, egziston një problem i vogël që është e pamundur të gjendet një zgjidhje. Të posalindurit nuk i kushtojnë vëmendje këtyre rekomandimeve, duke i mbajtur zgjuar prindërit e tyre.

Hulumtuesit kanë mbledhur të dhëna të gjumit për 4,659 prindër nga viti 2008 e deri në vitin 2015, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

Rezultatet treguan se përgjatë 3 muajve të parë me një fëmijë, nënat flejnë mesatarisht 1 orë më pak se sa në të kaluarën. Ndërsa, baballarët, jo për tu befasuar kanë tendencë të flenë më shumë se gratë e tyre.

Ky informacion është mjaft io rëndësishëm sepse mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme të ndryshme, shpeshë edhe kritike. Mund të shkaktojë, probleme me koncentrim, shtim peshe, dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat