Kur xhelozia shndërrohet në një sëmundje

Life style

Kur xhelozia shndërrohet në një sëmundje

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 21:10
Ilustrim

Në rastet më të rënda, xhelozia mund të degjenerojë edhe në sëmundje. Nëse e gjeni veten në një nga shqetësimet e mëposhtme, ju sugjerojmë t’i drejtoheni një psikologu për ta përballuar me sukses situatën.

Sindroma e Mairet

Kush ka këtë sindromë nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin. Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje.

Sindroma e Otellos

Ata që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton. Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur. Asnjë dëshmi pafajësie e partnerit nuk ia heq këtë bindje. I kërkon vazhdimisht partnerit të rrëfejë tradhtinë që ka bërë.

Xhelozia obsesive

Ndryshe nga dy rastet e mëparshme. Kush vuan nga kjo lloj sindrome, e percepton në mënyrë perfekte situatën e vet. E kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat