Pse ushtrimet në mëngjes janë më efektive për shëndetin

Life style

Pse ushtrimet në mëngjes janë më efektive për shëndetin

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:30
ilustrim

Nëse kishit dyshime, lexoni këto arsye.

Një vrapim gjysmë ore në mëngjes, apo edhe ushtrime, mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut, kjo vlen si një rikujtim për për personat me të cilet janë me mbi peshë ose obezë dhe për ata me diabet.

Studimet e bëra për hipertensionin, kanë gjetur se ushtrimet në mengjës janë më efektive se ushtrimet gjatë pjesës tjetër të ditës, sidomos për personat që kanë probleme me hipertension, raporton “MinnPost”.

Ushtirmet e mëngjesit ndihmojnë që ta mbajnë shtypjen e gjakut në nivel të shëndetshëm.

Përmes këtyre studimeve, hulumtuesit kanë gjetur se personat me shtypje të lartë të gjakut të cilet kanë ushtruar në mëngjes, gjatë ditës kishin ulje përgjysme të shtypjes së gjakut, në krahasim me ata të cilët nuk kanë ushtruar.

Por kjo nuk është e tëra që ata kanë gjetuar, vlen të përmendet një fakt interesant ku thuhet se tek gratë këto ushtrime janë shumë më të efektshme dhe më të shpejta, që nga dita e parë e fillimit të ushtrimeve, ku është vërejtur rënie e menjëhershme të shtypjes së gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat