Si të veproni kur bebja juaj përpin ndonjë objekt: Mbani në mend këto gjashtë veprime!

Life style

Si të veproni kur bebja juaj përpin ndonjë objekt: Mbani në mend këto gjashtë veprime!

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Nëse fëmija përpin ndonjë objekt derisa është duke u zvarritur, mund të ngufatet

Vogëlushët vënë në gojë çdo gjë që mund ta arrijnë. Me atë rast bebja mund të asfiksohet dhe, në rastin më të keq, të fillojë të ngufatet.

Truri atëherë nga 3 deri në 5 minuta mbetet pa oksigjen. Nëse mungesa e frymëmarrjes zgjat më shumë mund të ndodhë dëmtimi i trurit.

Për këtë shkak ofroni menjëherë ndihmën e parë!

Veprimi i parë

Vendosni beben në kofshën tuaj me fytyrë të kthyer poshtë apo në llërë, koka duhet t’i jetë më poshtë në krahasim me koshin e kraharorit.

Veprimi dytë

Goditni fëmijën 5 herë lehtë në shpinë me shuplakë midis shpatullave. Me atë rast, pjesa e sipërme e trupit të fëmijës duhet të jetë e lakuar përpara.

Veprimi i tretë

Nëse fëmija nuk arrin ta nxjerrë me kollë objektin, kthejeni në shpinë, vendoseni në llërën tuaj, ndërsa kokën stabilizojani me dorë. Koka sërish duhet të jetë më poshtë në krahasim me koshin e kraharorit.

Veprimi i katërt

Shtypni 5 herë me dy gishta mesin e koshit të kraharorit mu nën linjën e thimthave.

Veprimi i pestë

Përsëriteni këtë veprim derisa fëmija të nxjerrë jashtë objektin e përpirë apo derisa të fillojë të qajë me zë.

Veprimi i gjashtë

Nëse fëmija assesi nuk mund ta nxjerrë me kollë objektin e përpirë, thërrisni ndihmën e shpejtë dhe vazhdoni t’i ofroni ndihmën e parë.

E rëndësishme: Derisa objekti gjendet në rrugët e frymëmarrjes, mos aplikoni frymëmarrje gojë më gojë.

E rëndësishme:  Kurrë mos e tundni apo mos e shkundni beben!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat