Një listë me gjëra që s’duhet t’i bëni nëse ju del gjumi natën

Life style

Një listë me gjëra që s’duhet t’i bëni nëse ju del gjumi natën

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

Kush e ka zakon të zgjohet në mes të natës e di se sa e vështirë është të flejë sërish. Shumë herë na ndodh që sa më shumë duam dhe kemi nevojë për gjumë, aq më zgjuar ndihemi.

Gjithsesi, gjatë kohës që luftoni me veten dhe gjumin, kujtoni që ka një listë gjërash që s’duhet t’ju shkojë ndërmend t’i bëni.

Mos shiko orën

Mos të të shkojë ndërmend të hapësh frigoriferin për ushqime të pashëndetshme

Mos u merr me telefonin. Mundësisht mos e prek fare.

Mos i ndiz dritat.

Hiq dorë nga ilaçet që mendon se të ndihmojnë të flesh.

Instagrami s’është fare ide e mirë.

Mos u streso për faktin që s’po mundesh të flesh.

As mos të të shkojë ndër mend të zgjidhësh ndonjë problem.

Mos mendo për gjërat që duhet të bësh nesër.

Mos u merr me punë shtëpie (nëse ndonjëherë të ka shkuar ndër mend).

E dimë që të paktën një prej pikave në listë e keni bërë me siguri, por mend për herë tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat