Shkencëtarët bëjnë një zbulim të madh për tullacët

Life style

Shkencëtarët bëjnë një zbulim të madh për tullacët

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm për trajtimin e tullacëve pasi kanë krijuar flokët me dukje natyrale nga qelizat burimore.

Studiuesit amerikanë thonë se kanë zbuluar një metodë e cila ua mundëson rritjen e flokëve përmes lëkurës së minjve duke përdorur qelizat papilare të lëkurës të cilat rrjedhin nga qelizat burimore pluripotente të njerëzve, shkruan Sky News.

Studimi përfshinë qelizat burimore të njerëzve të cilat janë të kombinuara me qelizat e minjve para se ato të vendosen në një skelë 3D të biodegradueshme e bërë nga materiali i njëjtë si një qepje e tretshme. Kjo ndihmoi në kontrollimin e drejtimit të rritjes së flokëve dhe integrimin e qelizave burimore në lëkurë.

Këto gjetje janë prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Qelizat Burimore në Los Anxhelos.

“Protokolli ynë i ri... tejkalon sfidat kyçe teknologjike të cilat e kanë mbajtur zbulimin tonë nga përdorimi i vërtetë”, ka thënë Alexey Terskik, nga Instituti Sanford Burnham Prebys Medical Discovery në Kaliforni.

“Tani kemi një metodë të fuqishme, shumë të kontrollueshme për gjenerimin e flokëve me dukje natyrale të cilat rriten përmes lëkurës duke përdorur një burim të pakufizuar të qelizave iPSC të njerëzve që rrjedhin nga qelizat papilare të lëkurës”, tha Terskik, përcjell Koha.net. “Ky është një zbulim i madh në zhvillimin e terapive të bazuara në qeliza kundër rënies së flokëve dhe të fushës mjekësore të rigjenerimit”, shtoi Terskik.

Tani, shkencëtarët po kërkojnë që të aplikojnë procesin e njëjtë te njerëzit si një trajtim kundër rënies së flokëve, duke pretenduar se ekziston një furnizim “i pakufizuar” i qelizave burimore të cilat mund të rrjedhin nga një nxjerrje e thjeshtë e gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat