Si është të dashurohesh me një gazetarë?

Life style

Si është të dashurohesh me një gazetarë?

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Thonë se profesioni i gazetarit është shumë interesant, dhe ka nga ata të cilët e konsiderojnë joshës.

Por përveç të mirave që mund të kenë gazetarët, nuk është edhe aq e thjeshtë të kesh partner një të tillë.

Zbulojeni si më poshtë . Ja tetë arsyet:

1 – Ata do të shkruajnë edhe për ju – Gazetarët frymëzohen nga shumë gjëra në artikujt e tyre. Kur i tregoni diçka, ata janë vigjilentë, edhe mund të krijojnë një histori me të. Nëse e keni mërzitur, keni ndonjë ves, apo edhe e keni frymëzuar ata do e gjejnë një mënyrë se si t’ju përfshijnë në shkrimet e tyre.

2 – Nëse një gazetar ndjen dashuri për ty, atëherë je me fat - Një gazetar është shumë i pasionuar pas gjërave të tij. Atyre nuk iu pëlqen nëse dikush ua shfrytëzon kompjuterin e tyre, lapsin e tij, dokumentet apo karrigen. Por mbi të gjitha, janë shumë xhelozë për të dashurat e tyre. Kur një gazetar të thotë TË DUA, atëherë je shumë me fat. Ata nuk do të të lënë kurrë ty.

3 – Ata janë shumë të ndjeshëm, mund edhe të qajnë për ty - Gazetarët kanë emocione të shumta dhe kanë vese shumë. Nëse një shkronjë nuk është në rregull në shkrimin e tyre, ata mund të shqetësohen në masë të madhe. Nëse atyre iu prishet një mjet i punës (kompjuteri, makina e shkrimit, fletat), ata mërziten shumë. Njëjtë është edhe për të dashurat e tyre. Nëse juve ju ndodh diçka, dijeni se ai do të shqetësohet shumë.

4 – Janë jashtëzakonisht shumë detajist – Janë pikërisht ata lloj njerëzish të cilët fokusohen te detajet më të vogla. Mos e merrni mundimin t’i gënjeni sepse është e kotë, nuk do kalojë gjatë përpara se t’ju zbulojnë. Ata janë fiks si një qen roje në aeroport, mund të “nuhasin” gjithçka. Çdo gjë që bëni me ta është e regjistruar dhe kanë një memorie tmerrësisht të fortë.

5 – Do mbajnë mend çdo fjalë që i keni thënë – Kudo që mund ti thoni një fjalë apo një detaj, ata nuk e harrojnë. Memoria e tyre është fotografike. Kujdes çfarë nxirrni nga goja në prani të tyre. Ata do ju nxjerrin të vërtetat edhe kur ju nuk e keni idenë. Gazetarët bëjnë gjithmonë pyetjet e duhura, shkruan Opinion.al

6 – Do ju korrigjojnë gramatikën në çdo rast – Mesazhet që i dërgoni duhet të jenë të shkruara në mënyrë të rregullt dhe nëse ndodh e kundërta përgjigja nuk do jetë për pyetjen, por korrigjim i gabimeve. Ata janë të fiksuar me gramatikën, ndaj matuni mirë kur shkruani dhe flisni me ta.

7 – Nuk e kanë problem të përballen - Gazetarëve iu pëlqejnë sfidat. Ata mund të përballen me ju në çfardo mënyre, edhe nëse jeni duke luajtur një lojë të thjeshtë. Nëse mendoni se do të fitoni debatin me ta, e keni gabim. Ata gjithmonë fitojnë.

8 – Janë të fiksuar me mediet sociale – Është puna e tyre, duhet të jenë gjatë gjithë kohës në Facebook, Instagram, apo të tjera rrjete sociale. Sot një pjesë e mirë e punës në media funksionon nga interneti, ndaj mos u habisni po ti shihni vetëm me telefon në dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat