Fjalët që nuk duhet t’ju thoni fëmijëve

Life style

Fjalët që nuk duhet t’ju thoni fëmijëve

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:14
Ilustrim

Të ruash qetësinë kur fëmijët bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj që u thuhet, duket thuajse e pamundur.

Pikërisht në këto situata, specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që u vijnë në mend prindërve, kur duhet të qetësojnë një fëmijë që grindet.

Edukimi i tyre kërkon durim dhe do të ndiheni vërtetë keq nëse hidhni poshtë çdo gjë vetëm prej fjalëve të zgjedhura gabim.

Shprehjet e më poshtme hyjnë në “listën e zezë” dhe çdo prind duhet t’i shmangë gjatë komunikimit me fëmijët.

1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë.

2. Fëmijët e mirë nuk sillen kështu

3. Mos guxo të gjuash

4. Po sillesh shumë keq

5. Tani do të dënoj

6. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.

7. Mjaft, fëmijë qaraman

8. Pusho, nuk të dëgjoj

9. Sa herë duhet ta përsëris

10. Po më turpëron në sy të të tjerëve.

11. Ik që këtu.

12. Do të të çoj në banjë.

13. Mjaft bërtite

14. Të kisha thënë por nuk dëgjon

15. Po humbas durimin

Këto shprehje mbartin ngjyrim negativ në vetvete dhe janë të organizuara në mënyrë urdhërore.

Kjo mënyrë të shprehuri krijon te njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën dhe “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat