A jeni në lidhje me personin e gabuar?

Life style

A jeni në lidhje me personin e gabuar?

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:07
Ilustrim

Jeta është shumë e shkurtë për t’u martuar apo lidhur me personin e gabuar.

Fatkeqësisht, nuk është gjithmonë i qartë fakti se si ta dimë a është partneri i gabuar për ne apo jo.

Megjithëse mund të keni tendenca t’i injoroni të metat e partnerit, ju duhet t’i analizoni mirë shenjat të cilat tregojnë se duhet të ndaheni nga ai.

Nëse bëheni e sinqertë, nuk ju duket edhe aq atraktiv

Personaliteti i mirë është i domosdoshëm dhe mënyra se si sillet dikush është dukshëm më e rëndësishme se si duket në pamje fizike.

Sidoqoftë, joshja fizike është esenciale për një lidhje të shëndetshme.

Dikush që nuk ju pëlqen nga ana fizike, mundet edhe të jetë partneri i gabuar për ju.

Asnjëri prej jush nuk jeni të gatshëm të arrini kompromise

Në lidhjet e shëndetshme, që të dy e dinë se kompromiset janë të domosdoshme.

Nuk mund të keni gjithçka çfarë dëshironi tërë kohën – por partneri nuk duhet të jetë ai që i merr të gjitha vendimet.

Nëse ju apo partneri nuk jenit ë gatshëm t’i respektoni nevojat dhe mendimet e njëri-tjetrit, atëherë kjo është një lidhje e gabuar.

Lidhja është e mbushur me drama

A fjaloseni shpesh me partnerin, xhelozoni, madje ndaheni dhe lidheni prapë?

Lidhjet që janë të mbushura me drama zakonisht nuk janë të suksesshme.

Nuk komunikoni me njëri-tjetrin

Pa komunikim të duhur, ju nuk do të jeni të aftë t’i zgjidhni problemet, të ndërtoni lidhje të gjatë emocionale apo t’i diskutoni planet e së ardhmes.

Komunikimi është aftësi që mund të mësohet, ndërkaq komunikimi i dobët shpeshherë është shenjë paralajmëruese se lidhja nuk është e përcaktuar për të zgjatur.

Njëri ose që të dy keni tradhtuar

Se a është në rregull ta falni tradhtinë është temë tjetër, por është e sigurt të themi se tradhtia i vret lidhjet.

Në përgjithësi, dikush që tradhton nuk e respekton lidhjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat