Thënie nga Albert Einstein që na rikujtojnë se asnjëherë nuk duhet të heqim dorë

Life style

Thënie nga Albert Einstein që na rikujtojnë se asnjëherë nuk duhet të heqim dorë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 19:41
Albert Einstein

Thuajse të gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm për inteligjencën që ka pasur Albert Einstein.

Edhe sot atë e njohim si njeriu prapa teorisë së relativitetit. Ai gjithashtu ka fituar çmimin Nobel, por edhe ka qenë një bashkëshort i mirë.

Megjithatë, pak njerëz e dinë se kur kishte qenë adoleshent, shumë pak njerëz kishin supozuar se do të kishte të ardhme të ndritur.

Ai kishte hequr dorë nga shkolla e mesme dhe ishte larguar nga ushtria.

Madje, një nga mësuesit e tij i kishte thënë se ai nuk vlen asgjë.

Ai kishte përjetuar vdekjen e të afërmve, të ardhurat e ulëta, divorcin, sëmundjet, etj.

Por, pavarësisht mundimeve nëpër të cilat kishte kaluar, ai s’kishte hequr dorë.

Sot, ju sjellim disa thënie nga ai që mund t’ju ndihmojnë të inspiroheni.

– “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuritë. Njohuria është e limituar. Imagjinata e rrethon botën”

– “Janë vetëm dy mënyra se si mund ta jetoni jetën. Njëra është sikurse asgjë nuk është mrekulli. Tjetra mënyrë është të jetoni sikurse çdo gjë është mrekulli”

– “Jeta është sikurse ta vozitni biçikletën. Për ta mbajtur balancimin, ju duhet të qëndroni duke lëvizur”

– “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndaloni së bëri pyetje. Kureshtja e ka arsyen e vet se përse ekziston”

– “Edukimi është ai çfarë mbetet kur njeriu të ketë harruar çfarë ka mësuar në shkollë”.

– “Një person që asnjëherë nuk ka gabuar, kurrë s’ka provuar diçka të re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat