Disa gabime që çdo nënë e re i bënë dhe që shpesh mund të jenë të rrezikshme

Life style

Disa gabime që çdo nënë e re i bënë dhe që shpesh mund të jenë të rrezikshme

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 06:39
Foto

Sot nënat e reja, marrin me qindra informacione se si duhet  të kujdesen për fëmijët e tyre të porsalindur

Informacionet që ato marrin janë kryesisht rregulla të shkruara nga psikologë, pediatër, dhe sigurisht këshilla nga nënat dhe gjyshet.

Kështu, si mundet një nënë e re ti marr të gjitha këto informacione dhe të i zbatoj në jetën e vërtet, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

Bright side, kanë analizuar disa nga gabimet që pothuajse çdo nënë e re i bënë pa qenë të vetëdijshme.

Në rradhë të parë llogaritet mos ushqyerja e fëmijës me formulë

Qumështi i nënës është njëri prej ushqimeve më të rëndësishme për fëmijën e posalindur, mirëpo shpesh herë mund të jetë i pamjaftueshëm, andaj është mirë që bebet të marrin edhe qumësht jashtë gjirit të nënës. Të qenit i uritur tek një bebe është shumë e rrezikshme, mund të çoj deri tek dehidratimi dhe kjo mund të sjellë vdekjen e bebes.

Ushqyerja e tepër, nëse një fëmijë qanë nuk do të thotë domosdoshmërisht që ai/ajo është i uritur. Një fëmijë qanë për shkak se mund të ketë dhembje të ndryshme ose sepse dëshirojnë të shohin nënat e tyre. Ndonjëherë, nënat dhe ata që kujdesen për fëmijët  mundohen t’i ngushëllojnë fëmijët që qajnë me ushqim,. Por kjo mund të nënkuptoj tej ushqyerje, çka bënë që foshnja të ketë dhembje të barkut, vjellje dhe gazra.

Veshja me shumë rroba, deri vonë njerëzit kanë besuar se fëmijët duhet ti veshin me më shumë rroba, sepse fëmijët janë mësuar me temperatura më të ngrohta për shkak se kanë qenë brenda barkut të nënës. Sidoqoftë, tej nxehja e foshnjës është shumë e rrezikshme dhe rrit rrezikun e vdekjes së foshnjës. Pediatër të ndryshëm rekomandojnë që mos ti veshni me shumë rroba fëmijët, si dhe largoni kapelet nga koka kur janë në gjumë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat