Partnerin mund ta joshni edhe në kuzhinë. Ja se si!

Life style

Partnerin mund ta joshni edhe në kuzhinë. Ja se si!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:52
Ilustrim

Të joshësh një mashkull në kuzhinë nuk do të thotë vetëm ta tërheqësh, ti japësh ushqime afrodiziake, pasi për të joshur partnerin nuk mjaftojnë vetëm ushqimet.
 
Shefi i kuzhinës Simone Rugiati shpjegon se përmes disa lëvizjeve të thjeshta dhe disa mini- sekreteve mund të bëhet për vete partneri.
 
-Atmosfera. Ndoshta jemi të kujdesshëm në dhomën e gjumit, por kuzhinën e lëmë shpesh pas dore. Ky është një veprim i gabuar. Dritë e pakët, telefon dhe televizor fikur, por disa qirinj ndezur krijojnë vetvetiu ndjesi kënaqësie.
 
-Nëse doni të joshni një mashkull përmes kuzhinës, duhet të evitoni të shfaqeni si shtëpiake e fiksuar pas rregullit dhe pastërtisë, mos harroni të tregoni kujdes edhe për pamjen.
 
– Mos pretendoni të lini përshtypje të mirë në kuzhinë nëse përdorni materiale plastike, sigurohuni të vendosni gotat e duhura dhe pjata elegante.
 
-Edhe pse po përgatisni darkë, mos harroni që të kujdeseni edhe për veten, të krehni flokët, të trukoheni dhe të vishni një fustan elegant.
 
-Bashkëpunimi. Ftojeni partnerin t’iu ndihmojë, pasi duke punuar dhe lëvizur bashkë në kuzhinë stimulohet joshja.
 
-Ftojeni partnerit në shijojë gatimin dhe të japë mendimin e tij. Shijimi direkt gjatë gatimit është një gjest i parezistueshëm.
 
– Mos u nxitoni. Darka duhet konsumuar lehtësisht, kështu që mos e humbni qetësinë, mos u përfshini nga ankthi dhe punoni me qetësi.
 
– Pas darkës mos vazhdoni të qëndroni ulur në tavolinë gjithë kohës, ftojeni partnerin ta konsumoni ëmbëlsirën në divan.
 
– Mos i lani enët pas darkës. Mund ti lani me qetësi ditën tjetër, joshja është krejt tjetër gjë nga sjelljet e shtëpiakeve tipike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat