Pse zgjoheni çdo natë në të njëjtën kohë

Life style

Pse zgjoheni çdo natë në të njëjtën kohë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 13:28
ilustrim

A ju ka ndodhur që të zgjoheni çdo natë në të njëjtën kohë?

Nëse po, sipas medicinës tradicionale Kineze, kjo kohë mund të tregoj një mosbalancim në një organ specifik të trupit tuaj.

Teoria e kësaj medicine beson se mirëqenia jonë shpirtërore dhe shëndeti fizik janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me sistemin dhe ritmet e brendshme, të cilat ndihmojnë në funksionimin e trupit tonë në mënyrë të duhur, raporton “The heart Soul.

Çka nënkupton nëse zgjoheni në të njëjtën kohë çdo natë?

Nëse zgjoheni nga ora 10 – 11pm, mund të keni ndonjë problem me hormonet dhe metabolizmin. Fillimisht nëse keni problem me gjumin, nënkupton që jeni në stres të cilin nuk mund ta kontrolloni.

Nëse ju zgjoheni në orën 11-1 am, problemi mund të jetë me fshikzën e urinës.

A keni pasur problem në marrjen e vendimeve së fundmi, apo jeni ndjerë me pak vetëbesim? Sipas Medicinës Kineze, fshikëza e urinës është përgjegjëse për vetëbesim dhe në marrjen e vendimeve.

Nga ora 1-3 am, problemi qëndron tek mëlçia. A jeni ndjerë të irrituar, frustruar dhe më nervoz se zakonisht?

Nëse po, mëlçia mund të ketë nevojë për ri balancim. Mëlçia është e lidhur me zemërim. Simptomat e mosbalancimit të mëlçisë mund të përfshijnë: cikël jo të rregullt, anemi, lodhje kronike, dhe kokë dhembje.

3 deri 5 am, keni mos balancim në mushkëri. Mushkëritë janë të lidhura me trishtim dhe pikëllim. Nëse gjeni vetën të zgjoheni në këtë orë, ju jeni duke u përballur me këto dy ndjenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat