Si ndryshon jeta e një mashkulli kur vjen në jetë një vajzë?

Life style

Si ndryshon jeta e një mashkulli kur vjen në jetë një vajzë?

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 18:06
Ilustrim

Kur lind një vajzë, një burrë shpejt mëson të bëhet një version më i mirë i vetvetes. Të ketë më shumë respekt dhe siguri, me qëllim rritjen e krijesës në mënyrën më të sigurt dhe më të lumtur. Me ardhjen në jetë të një vajze, ai kupton pse e mësuan t’i trajtojë mirë gratë dhe dëshiron që vajza e tij e vogël të mbajë të drejtat e saj dhe të njihet për cilësitë e saj.

Për një mashkull, lumturia e vajzës së tij është e para në shkallën e vlerave, 1000 hapa më lartë se çdo punë dhe sukses profesional. Jeta e një mashkulli ndryshon në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen në jetë të një vajze: në rast ndarjeje ai e kupton se nuk duhet të luftojë me ish-in sepse kjo do të thotë të mos mendoj për të mirën e thesarit më të çmuar të tij.

Si ndryshojnë prioritetet

Nëse më para jetonte vetëm për vete, tani ai e di se ka një thesar të madh në krahët e tij dhe përkushtohet që gjithmonë t’i ofrojë më të mirën fëmijës së tij. Ai papritmas kupton se duhet të përfshijë një tjetër person të vogël në planet e tij të ardhshme! Një vajzë e bën një mashkull më emocional dhe zgjon një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Kur e shikon atë, ai kupton se ka për detyrë t’i japë asaj të gjitha mundësitë e mundshme dhe të paimagjinueshme për një jetë të lumtur.

Një baba është një shkëmb i ngurtë, një strehë e sigurt ndërkohë që çdo gjë tjetër po bie. Një dashuri e pastër dhe e pakushtëzuar që nuk do t’i gjendet asnjëherë tjetër. Të kesh një vajzë është një dhuratë e veçantë për çdo njeri, sepse prania e saj i mëson ta shohë botën nëpërmjet syve të mbushur me ndjeshmëri dhe dashuri. Ndërsa në të njëjtën kohë ai është i blinduar për të garantuar mbrojtjen e pafund për atë krijesë të vogël dhe të pafuqishme që ai ka sjellë në këtë botë.

Jeta e një mashkulli ndryshon me ardhjen në jetë të një vajze, sepse ajo zgjon anën e tij më të bukur dhe sepse ekzistenca e tij bëhet edhe më e veçantë nën shoqërinë e një princeshe për ta dashur. A nuk është kështu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat