Shtatë mënyra për të futur burrin në punë

Life style

Shtatë mënyra për të futur burrin në punë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Çdo martesë, ose shumica e tyre, megjithëse lidhja mund të jetë shumë e fortë, kalon në disa faza. Ajo që është e rëndësishme për t'u mbajtur mend është se nuk ka martesë të përsosur dhe as marrëdhënie pa konflikt.

1 – Shantazh me seks

Është zgjidhja më ideale. Kërcënojeni se nëse ai nuk do ta bëjë një punë, nuk do të bëni dashuri me të në darkë. Por që kjo armë e fuqishme të qëllojë në shenjë, nuk duhet përdorur vend e pa vend. S’besoj se ke ndër mend ta përzësh nga krevati vetëm sepse ai la pjatën mbi tavolinë, apo jo?

2 – Shaj

Ose flit qartë. Psherëtimat, ngritja e supeve, vështrimet domethënëse dhe heshtja nuk do t’u bëjnë punë. Nëse do që ai të angazhohet në punët e shtëpisë, duhet t’ia kërkosh një gjë të tillë. Por edhe këtu duhet taktikë: së pari, thuaja punët që duhen bërë një nga një; së dyti, toni i zërit tënd nuk duhet t’i kujtojë atë të mamasë dhe, së treti, nëse ai fillon të bëhet i dobishëm, mos e kritikoni nëse nuk e ka bërë punën ashtu siç e prisnit ju.

3 – Mos e ndihmo

Ai kërkon diçka? Mos e ndihmo; jo duke ia thënë troç, por duke luajtur rolin e budallait. Mëso të përdorësh këto fraza: “Nuk e di, i lexove udhëzimet?”, “Nuk e di, e pe në sirtar?”. Nëse ai merr përsipër të lajë rrobat dhe enkas ua bën me njolla bluzën e preferuar, mos u inatosni, por hakmerruni në të njëjtën mënyrë.

4 – Negocioni

“Nëse ti do të çohesh të mbyllësh derën tani, unë do të të bëj kafen nesër në mëngjes”; “Nëse do të shkosh të bësh pazar, do të gatuaj ëmbëlsirën tënde të preferuar”, e kështu me radhë. Duke e praktikuar, do të shikoni se është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë punët bashkë dhe për të mos u zënë.

5 – Bëj një listë punësh

Gjyshja mund ta ketë përdorur këtë taktikë prej vitesh, sepse harronte, por kjo nuk është një arsye që të mos e përdorësh edhe ti. Përpiqu të sajosh ndonjë lojë. Për shembull, në një kanatë të dollapit ngjit copa letrash të vogla, ku të shkruhen punët që duhet të bëjë ai (një punë për çdo copë letre). Në kanatin tjetër të dollapit, ngjit letrat e punëve tuaja. Ai që do të heqë letrat më shpejt nga kanati i tij, do të marrë një çmim.

6 – Ngel me barrë

Mund të jetë pak drastike, por funksionon. Për 9 muaj ju do të rrini si mbretëreshë, ndërsa ai do të bëjë tërë punët e shtëpisë. Madje, me pak fat, ai do të mësohet me këtë ritëm jete dhe do të vazhdojë të jetë amvise e mirë edhe pasi ju të lindni.

7 – Silluni mirë

Sa herë që ai ngre ndonjë copë letre nga dyshemeja, shpërblejeni me një buzëqeshje. Nëse ai ngre tavolinën pas dreke, lërini të shikojë programet e sportit. Dhe nëse ai të fton për darkë dhe ndërsa ti vishesh u jep të hanë dhe vë fëmijët në gjumë, atëherë konsideroje veten gruan më të lumtur në botë dhe mos bëj më sherr për budallallëqet e vogla shtëpiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat